Nga Shqipëria / E Enjte 3 Qershor 2021, 10:10

Vdekja e 23-vjeçares, Xhafa: Me simbolet i jep shpirtin një demoni, pse kanë dashur ta eliminojnë

Evgjeni Bagjo është 23-vjeçarja që humbi jetën pak javë më parë në rrethana misterioze në Tiranë. Në trupin e pajetë të saj u gjetën disa simbole me ngjyrë të kuqe.

Pranvera Xhafa, njohëse e ezoterizmit dhe okultizmit, ishte këtë të enjte e ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit”. Xhafa deklaroi se vajza mund të këtë qenë pjesë e një sekti fetar.

“Duke i vendosur dhe përdorur këto simbole herë pas here kupton që me dashje apo jo ti je duke i dhenë shpirtin tënd nje demoni. Në fillim fillon tjetërsimi në sy. Ata që mund ta kenë njohur e kuptojnë. Fillon tjetërsimi në çdo lloj forme, sepse mendon që të tjetër nuk e kuptojnë botën tënde”, u shpreh ajo.

Sipas saj, simbolet që Evgjenia kishte në trup tregojnë se mund të ketë qenë ritual dhe se nuk janë bërë vetëm një herë. Xhafaj u shpreh se në momentin që dikush vendos të tërhiqet nga këto rituale, personat përgjegjës mundohen ta eleminojnë sepse di shumë gjëra rreth tyre.

"E sigurt është që ato mund të jenë rituale se nuk janë bërë vetëm një herë. Në momentin që i nënshtrohesh ritualeve ti veçohesh nga pjesa tjetër e grupit, ti aty je dhe një rrezik se di dhe gjëra të tjera. Në momentin që ti vendos të tërhiqesh ata mundohen të eleminojnë. Vajza ka pasur shumë telefonata, shqetësime kohët të fundit dhe i bie që ka dashur të vendose se çfarë do të bëjë të tërhiqet a jo", tha ajo.