Nga Shqipëria / E Enjte 3 Qershor 2021, 09:09

Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës, çfarë do të ndodhë me nxënësit e prekur nga Covid-19

Sot do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shteterore 2021, provimi i gjuhës së huaj. Provimi nis në orën 10 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.

Maturantët duhet t’i respektojnë të gjitha masat anti-Covid. Ministria e Arsimit ka njoftuar se ata që janë të prekur nga Koronavirusi do ta japin provimin në vjeshtë.

Kujtojmë se ky ka qenë një vit shkollor i vështirë, pasi është zhvilluar pothuajse i gjithi online.

Provimi i rradhës është ai i Gjuhës Shqipe, me datë 7 Qershor.