Nga Shqipëria / E Enjte 3 Qershor 2021, 09:09

Vdekja e 23-vjeçares, eksperti: Rituali i sakrificës bëhet online, personat joshen me kurs anglishteje

Ende mbetet mister vdekja e 23-vjeçares Evgjeni Bagjo, në trupin e së cilës u gjetën disa simbole me ngjyrë të kuqe.

Eksperti i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuça ka qenë së fundmi i ftuar në “Open”, Top Channel, ku ka thënë se vdekja e saj ka lidhje me një sekt.

Sipas deklaratës së tij, këta persona që ftohen të bëhen pjesë e ritualit mund të joshen me një kurs anglishteje, ndërsa më pas iu bëhet shpërlarje ideologjike.

"Nga ato shenja që viktima ka më rezulton se janë pjesë e një rituali sakrifice. Mua më rezulton se është një ritual që mund të bëhet online, personat nuk janë koshientë, por janë në gjendje transi dhe kur vijnë në ndërgjegje ai kupton se është në një gjendje të rënduar mendore.

Në një manual që po lexoja mbrëmë dhe është i vitit 2016, janë të përcaktuara të gjitha rastet kur këta persona hyjnë, joshen, mund t’i ofrohet një kurs anglishteje, pastaj i bëhet një shpëlarje truri ideologjike dhe në këtë rast ata kërcënohen që t’i nënshtrohen këtyre ritualeve. Ne duhet të bëjmë një apel për të gjithë prindërit, të kenë kujdes me fëmijët e tyre të rinj si flasin, vishen, kurohen dhe më tej", është shprehur Karamuça.