
Një ngjarje sa e rëndë, aq edhe e pazakontë ka ndodhur në qytetin Etawah, Indi, gjatë një ceremonie martesore. Nusja, e quajtur Surbhi, ka pësuar sulm në zemër dhe ka ndërruar jetë në dasmën e saj.
Familjarët kanë thirrur menjëherë një mjek nga fshati lokal, mirëpo ai nuk ka qenë në gjendje për ta shpëtuar. Pavarësisht ngjarjes së rëndë, familja e saj ka vendosur të vazhdojë me festimet, duke zëvendësuar nusen.
Familja e nuses, ashtu si dhe ajo e dhëndrit kanë rënë dakord që nusja të zëvendësohej me motrën e saj, Nisha.
Trupi i të ndjerës është mbajtur në një dhomë të veçantë, ndërsa festimet kanë vazhduar dhe e motra është martuar me atë që supozohej të ishte dhëndri i saj.
Një nga xhaxhallarët e vajzave ka thënë për “MailOnline” se për ta ishte një vendim i vështirë që të vazhdonin me dasmën.
Vëllai i Surbhi ka shtuar: “Është e vështirë për t’u besuar se një trup i vdekur ndodhej në një dhomë-dhe një nuse po bëhej gati në dhomën tjetër. Në nuk dinim çfarë të bënim në atë situatë”.
Burimi: "Daily Mail"
Përshtati: "Xing.al"