Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Qershor 2021, 22:10

Njihuni me ndryshimin e fundit të qeverisë, ja kush u largua

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur largimi nga detyra i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati.

VENDIMI I PLOTE

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hantin Bonati, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Burimi: "Abc News"