Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Qershor 2021, 19:07

‘Stela më ka kërkuar seks’, Arjan Konomi i kthehet keq Armandos

Në puntatën e sotme të “Përputhen +40”, Armando bëri akuza të forta ndaj Stelës. Ai tha se ish-konkurrentja i ka kërkuar seks, duke bërë që ajo të largohej nga studioja. (Lexo këtu)

Deklarata e tij nxehu keq dhe opinionistin Arjan Konomi. Ai e cilësoi Armandon si “të pafytyrë” dhe “të pështirë”.

Arjan Konomi: Unë nuk e besoj, por nëse do të besoja do të thoja që ti je maskarai më i madh që i thua në mënyrën më të pafytyrë kësaj vajze që më ke kërkuar seks. Një mashkull, nuk e pranoj kurrë që një mashkull të thotë kështu. E di kur do ishte burrëri? Kur të vije këtu të thoje “Stela, dalim bashkë se ti kështu kështu ke bërë?”, por jo tani që Stela të thotë më ke kërcënuar, ti i thua ti më ke kërkuar seks. E kupton sa i pështirë je?

Armando: I pështirë je ti. Kujdes me termat. Unë nuk kam nivelin tënd.

Arjan Konomi: Një mashkull është pis dhe maskara kur i thotë një vajze më ke kërkuar seks në një moment dobësie, është gjëja më e ulët, më e pisët, më e ndyrë që një mashkull mund të bëjë.

Armando: Ti je pseudointelektual

Arjan Konomi: Pse ia thua? Për ta ç’armatosur? Për të bërë që ajo të largohet nga studioja? Po ik se je i pafytyrë!