Fero dhe Arbenita u bënë prindër për herë të parë me datë 24 Prill. Modelja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina.

Përgjatë kësaj kohe Arbenita është treguar shumë aktive në rrjete sociale, duke publikuar vazhdimisht foto pranë vogëlushes.

Vetëm së fundmi, ajo ka dalë shëtitje me të dhe ka postuar në Instagram fotot më të bukura. Arbenita shihet e veshur me një fustan të ngushtë të zi dhe me çizme të gjata në të njëjtën ngjyrë, ndërsa Nina ndodhet në karrocë.


