Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Qershor 2021, 18:06

Vjen në jetë bebushi, këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e grupit “The Pussycat Dolls”, Jessica Sutta është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Michael Jesse.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jessica, me anë të një postimi në rrjete sociale. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit fotot e para me të birin.

“Ai është këtu”, ka shkruar ajo mes të tjerash, duke zbuluar se në fakt vogëlushi ka lindur me datë 25 Maj.

Jessica dhe bashkëshorti, Mikey Marquart janë kurorëzuar me martesë në shtator të vitit 2019.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jessica Sutta (@iamjessicasutta)