Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Qershor 2021, 18:06

E fundit/ Asnjë humbje jete dhe ja sa raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Përditësimi i situatës së Koronavirusit në 24 orët e fundit:

Janë kryer 3,057 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga Koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë.