
Ditën e djeshme një foto e publikuar nga aktori italian Michele Morrone shkaktoi zhurmë të madhe në rrjet. Në foton në fjalë ai shfaqej i përqafuar me Simone Susinna.
“Jam gënjeshtar”, shkruante Morrone krahas fotos, duke bërë që njerëzit të kishin mëdyshje rreth orientimit të tij seksual. Hapësira e komenteve të aktorit në Instagram u mbush me pyetje të tilla “Je gej?”.
Mirëpo, vetëm së fundmi, Morrone ka reaguar duke sqaruar gjithçka. Ai është shprehur se e mbështet komunitetin LGBT, mirëpo nuk është pjesë e tyre. Aktori ka bërë të ditur se Simone është si një vëlla për të.
“Simone është një mik shumë i mirë i imi, ne jemi si vëllezër, ne po bëjmë një film bashkë. Djema, ishte veçse një foto, asgjë më shumë. Meqë ra fjala jam ekstremisht një mbështetës shumë i madh i komunitetit LGBT, por ne po flasim për një foto normale. Unë nuk dola hapur si gej. Po flasin gjithashtu për përshkrimin “Jam një gënjeshtar”, por një aktor është gënjeshtar, prandaj e shkruajta. Ai aktron si dikush që nuk është. Më vjen shumë keq për ngatërresën”, ka shkruar ai mes të tjerash.