Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Qershor 2021, 15:03

U vendos: Ja kush do ta prezantojë 'Big Brother VIP'

“Big Brother” po rikthehet në ekranin e “Top Channel”, por këtë herë në shtëpinë e famshme do futen personazhe publike. Kuriozitet të madh ka patur se kush do e moderojë këtë format. Burime të ndryshme thonin se do ta prezantonte Arbana e të tjerë thonin Luana. 

Por tashmë nuk ka më vend për diskutime pasi vendimi është marrë. Sipas “Kryefjala.com”, kjo bisedë është mbyllur dhe burime për portalin kanë zbuluar se Arbana ka qenë sot në studiot e televizionit ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha dhe është vendosur që përfundimisht ajo do të jetë drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”.

Reality show pritet të nisë transmetimin në muajin tetor të këtij viti.