Aktori turk Ilker Aksum ka pësuar aksident. Mediat turke raportojnë se aktori ka humbur kontrollin e makinës teksa po shkonte në aeroport dhe është përplasur me një pemë. Më pas makina është rrotulluar dhe aktori ka ngecur në makinë, por kanë qenë kalimtarët ata që e kanë ndihmuar.
Aksum është dërguar me urgjencë në spitël dhe tani gjendja e tij duket më mirë. Aktori ka falenderuar në rrjete sociale të gjithë ata që u interesuan për gjendjen e tij.
Aksum e kemi parë në rolet e tij në serialet “Ertugrul” dhe “Ramo”, dhe në filmin “Mrekullia në qelinë nr7”.

