Nga Shqipëria / E Hënë 31 Maj 2021, 21:09

Rama: Mbërrijnë në Rinas 11.700 vaksina Pfizer, çfarë pritet të ndodhë brenda Qershorit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbrëmjen e sotme kanë arritur në Aeroportin e Rinasit 11.700 vaksina Pfizer.

Sasia e vaksinave të mbërritura në Shqipëri ka shkuar në 858.750. Në një status në rrjete sociale, Rama ka shkruar se objektivi është 1 milion vaksinime brenda muajit Qershor.

"Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri. Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit", ka njoftuar Rama.