Nga Shqipëria / E Hënë 31 Maj 2021, 18:06

Aurela Gaçe surprizon Gjon Muharremajn në emision dhe i vendos një kusht

Gjoni Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears, ishte këtë të hënë i ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”. Këngëtari me origjinë shqiptare përfaqësoi Zvicrën në Eurovision dhe u rendit i treti në finale.

Gjatë intervistës me moderatorin Ermal Peçi, Gjoni u surprizua nga këngëtarja Aurela Gaçe. Ajo tha se e ka mbështetur Gjonin në “Eurovision”, si dhe zbuloi se është nga i njëjti vend si mami i tij.

Nga ana tjetër, Gjoni u shpreh me fjalët më vlerësuese për Aurelën.

“Gjithmonë të kam pëlqyer, edhe kur isha fëmijë të kam ndjekur. Kur të pashë në Eurovision për mua ishte një wow ca është ky programi që del Aurela Gaçe. Kur e pashë në televizor më ka dhënë gjithë atë energji sa thashë dua dhe unë njëherë të shkëlqej tek skena më e madhe si Aurela Gaçe”, tha ai.

Moderatori tha se do t’i ulë të dy artistët në një drekë, mirëpo Aurela i vendosi një kusht. “Gjon, thuaji mamit të të mësojë dhe një labçe dhe pastaj...”, u shpreh ajo.