Nga Shqipëria / E Hënë 31 Maj 2021, 17:05

E fundit/ Asnjë pacient në intubim, ja sa raste të reja me Covid u shënuan në 24 orë

Gjatë 24 oëve të fundit janë kryer 2.325 testime dhe janë konfirmuar vetëm 6 raste të reja me Koronavirus. Në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm 1 viktimë, 1 qytetar nga Kolonja, 70 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive dhe prej ditësh nuk ka asnjë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,431 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 433 pacient pozitiv me Covid.