Adriana Matoshi po shijon prej disa muajsh lidhjen e dashurisë me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Të dy duken shumë të lumtur dhe dashurinë e shprehin edhe në rrjete sociale me foto e dedikime.
Sot Adriana ka postuar një foto ku shihet në krahët e Keith duke qeshur dhe shkruan: "Asnjeherë nuk mund ta dijmë se çfarë mendojnë vërtetë të tjerët për ne... Por e kuptojmë nga mënyra se si na trajtojnë".

Mes komenteve të shumta që uronin çiftin, ka patur edhe kritika, e një prej tyre Adriana nuk ia kurseu përgjigjen.

“Nuk është në edukatën time të paragjykoj, po të paktën të kishe marrë një në moshën tënde dhe ngjyrën tënde, as italianet që kanë kulturë tjetër nuk marrin moshe të re, po marrin moshat përkatëse që janë, sikur të kenë dhe 2-3 divorce në jetë”, i ka shkruar ndjekësi.
“Muhammedi (alejhi selam) e ka pasur gruan më të vjetër se Ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashke. Ne e kemi gjetur gjuhen e perbashket keshtu qe masi neve nuk na pengon besoj qe as ty nuk duhet”, shkroi Matoshi.

