Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar lidhur me videot e postuara në “Tik Tok” nga kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedanit.
Gjonaj shkruan se uron që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje.

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.
Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!
#ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!”, shkruan Gjonaj në Twitter.

