Nga Shqipëria / E Hënë 31 Maj 2021, 15:03

Jasmina ndërhyn në emision dhe vë Andin në siklet me pyetjen për Dionën

Andi Artani, ish konkurrenti i "Përputhen", i ftuar në emisionin "Nin" iu rikthye edhe një herë akuzave të Jasminës se ai dhe Diona Fona kanë pasur diçka me njëri-tjetrin. Andi tha me bindje se ai dhe Diona janë vetëm miq dhe se e kanë lodhur provokimet e kunjat e Jasminës.

Por kjo e fundit nuk e la me aq dhe ndërhyri në emision duke dërguar një pyetje në hapësirën që emisioni kishte dedikuar për pyetjet e fansave.

"Dua t'i pyes protagonistët e kësaj zhurme pse nuk dolën kurrë publikisht për t'i mbytur thashethemet, por i lanë njerëzit të mendonin se kishin diçka bashkë? Pse ju pëlqeu vëmendja negative e publikut kur shumë mirë mund të dilnin me një deklaratë ku sqaronin çdo gjë?", ishte pyetja e Jasminës.

"Vëmendjen negative që përmend, kjo vetë e ka nisur me ato postimet. Unë e di që ajo bëhet pishman. Por unë jam i pastër me veten, pse të reagoj?", u përgjigj Andi ndërsa moderatori Alaudin Hamiti i vuri në dukje se u shqetësua pak.