Një çift ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tyre teksa po bënin sherr. Ngjarja ka ndodhur në Shën Petersburg, ku Olga Volkova dhe Yevgeny Karlagin, të dy 35 vjeç, po debatonin me njëri-tjetrin.
Pamjet janë xhiruar nga një kalimtar, i cili ka kapur momentin kur çifti teksa vetëm pas disa sekondash ranë në trotuar pasi kangjellat u shkëputen nga pesha.

Ata u dërguan me urgjencë në spital me dëmtime serioze, por pa rrezik për jetën.
