Nga Shqipëria / E Hënë 31 Maj 2021, 13:01

Këngëtarja akuzon Erin e 'Përputhen' se e ka ngacmuar, plas sherri në emision (Video)

Eri Aga i "Përputhen" ishte i ftuar së fundmi në emisionin "N'Kosovë show", së bashku me Deyzoh dhe Sardin, dy djemtë me të cilët ka bashkëpunuar për këngën e tij të parë. E ftuar në studio si mysafire erdhi edhe këngëtarja Shota Baraliu.

Shota i trazoi pak ujërat kur deklaroi se një nga djemtë në studio e ka ngacmuar në rrjete sociale. Ndonëse ajo nuk tha emër, një nga djemtë në prapaskenë iu sul Erit të "Përputhen", duke shkaktuar sherr të madh.

U desh ndërhyrja e djemve të tjerë që situata të qetësohej teksa Eri u pa shumë i nxehur.

Më pas moderatori i tregoi ish-konkurrentit se e gjitha ishte kamerë e fshehtë duke shkaktuar të qeshura.