Nga Shqipëria / E Diel 30 Maj 2021, 22:10

Ish-i i Dajana Shabanit bëhet baba papritur

Boksieri Kamer Maloku është bërë baba. Lajmin e ka ndarë vetë Maloku me një postim në rrjete sociale ku tregon se është bërë baba i një vajze të cilës i ka vendosur emrin Luana.

"Mirë se erdhe në jetë Luana. Princesha e babit. E paç shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenar me ty e jetofsh e lirë në tokën tënde", shkruan boksieri.

Kujtojmë se Kamer Maloku vitin e kaluar ishte shumë i komentuar në media për lidhjen me Dajana Shabanin. Moderatorja dhe boksieri e bënë lidhjen publike e më pas u përfolën disa herë për ndarje.