Nga Shqipëria / E Diel 30 Maj 2021, 16:04

Habit Flori: I dhashë Fifit 0 pikë, jam zënë me Brunon e nuk flasim

Në “Post Kënga Magjike” te “E Diela Shqiptare” ishin të pranishëm të gjithë këngëtarët finalistë, të cilët treguan pakënaqësitë dhe prapaskenat e festivalit.

Flori Mumajesi tha se i ka dhënë Fifit 0 pikë, ashtu si dhe ajo atij, e kjo ka mërzitur Brunon. "Fifi nuk më votoi mua dhe unë nuk e votova Fifin, bile Bruno është mërzitur me mua, unë me Brunon nuk flasim. 0 i dhashë e meritonin sepse vdiq të merrte çmimin e parë", u shpreh ai.

"E meritojmë 0, e meritojnë 0 sepse nuk kemi ardhur për pikët, as për t’u vlerësuar sepse këngët janë shumë shpirtërore dhe kemi dashur të tregojmë diçka më shumë sesa pikët", iu përgjigj Fifi.

Kujtojmë se Fifi dhe Bruno konkurruan te “Kënga Magjike” me këngën “Fiksimi”, ndërsa Flori dhe Klajdi me këngën “Fiksimi”.