Pak javë më parë Alban Skënderaj dhe Miriam Cani dhanë një intervistë për “Express Rozë”. Ata u shprehën të bindur se familja e tyre nuk do të zgjerohet më tej, pasi për ta dy fëmijë janë mjaftueshëm.

Mirëpo, duket se Miriami ka ndryshuar mendim. Në ditën e saj të lindjes, ajo ka publikuar një foto familjare në rrjete sociale, krahas së cilës i ka kërkuar Albanit një tjetër bebush.

“Dhe kur reflektoj ne dite si kjo e sotmja mund te them qe asnje sukses tjeter nuk i afrohet dashurise dhe plotesimit qe me dhuroni ju. Alban, si thua, e zgjerojme dhe pak familjen?", ka shkruar Miriami.

