Nga Shqipëria / E Diel 30 Maj 2021, 13:01

Miriami është me fat! Albani e surprizon me urimin më të ëmbël për ditëlindje

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Miriam Cani feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë nuk ka munguar një urim nga bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj.

Ai ka publikuar një foto pranë saj në rrjete sociale, krahas së cilës i ka dedikuar fjalët më të ëmbla. “Gëzuar gjysma ime! Nuk mund të kisha përkrah në këtë jetë një bashkëshorte, shoqe dhe nënë më të mirë”, ka shkruar Albani.

Miriami ka lindur në vitin 1985 dhe sot ka mbushur 36 vjeç. Kujtojmë se ajo është nënë e dy fëmijëve, Ameli dhe Duam.