Nga Shqipëria / E Diel 30 Maj 2021, 11:11

‘Nuk ma pranove dashurinë’, Ledjana shfaqet zemërthyer pas ndarjes nga Mevlani

Mevlani dhe Ledjana i kanë dhënë fund lidhjes, që pas festës së konkurrentëve të “Përputhen”. Mevlani u shfaq shumë i afërt me Antonelën, duke kënduar e kërcyer.

Si rrjedhojë, Ledjana e bllokoi në çdo rrjet social. Përgjatë ditëve të fundit dyshja e kanë thumbuar njëri-tjetrin dhe në rrjete sociale, mirëpo duket se kjo është një periudhë e vështirë për Ledjanën.

Ajo ka publikuar në Instastory një video nga makina, me këngën “E para” nga Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni.

“S’ma pranove dashurinë, dashuri për mua s’ka”, thuhet në këngë, teksa Ledjana e ka shoqëruar me një zemër të thyer.