Nga Shqipëria / E Diel 30 Maj 2021, 10:10

Pjesë e serialit ‘H.O.T’, habit Megi Pojani: Këtë vajzë të ekipit do e kapja për flokësh

Mbrëmjen e djeshme të ftuar në “Soiree” ishin një pjesë e kastit të serialit “H.O.T” nga Ermal Mamaqi, i cili pritet të transmetohet në ekran me ardhjen e vjeshtës.

Një ndër aktoret e “H.O.T” është Megi Pojani, e cila ishte një ndër të ftuarat. Ajo u pyet nga moderatorja Jonida Shehu se cilën nga vajzat e ekipit të serialit do donte ta kapte për flokësh.

“Nuk është diçka që mund ta ndaj, deri tani nuk kam patur situata që mua të më vijë t’i shkul flokët ndonjërës, por Jonida dhe Klea kanë një lloj qetësie që mund të më çojë në këtë veprim”, u përgjigj Megi.

Kujtojmë se kasti i plotë i serialit përbëhet nga: Ermal Mamaqi, Klea Huta, Jonida Vokshi, Ana Lika, Xhoda, Megi Pojani, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Monika Lubonja dhe Erblin Bajko.

“H.O.T” është seriali i parë nga Ermal Mamaqi, me bashkëproducent Dritan Huqin dhe me autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.