Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Maj 2021, 23:11

‘Amatore e dalë nga rruga’, Xhoda konfliktohet me Ana Likën pa nisur ende seriali ‘H.O.T’

Duke filluar nga vjeshta në ekran do të transmetohet seriali i parë i Ermal Mamaqit, i titulluar “H.O.T” (Humans of Tirana). Seriali ka si bashkëproducent Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Soiree” ishin të ftuar një pjesë e kastit të serialit, mes të cilëve dhe Ana Lika dhe Irgen Çela. Gjatë intervistës me moderatoren Jonida Shehun, Ana tregoi se Irgeni ishte skeptik për të në fillim dhe se madje e kishte paragjykuar se pse quhej “aktore”.

“Mendonte për mua që unë isha një amatore e marrë nga rruga, që i kisha dhënë shumë prestigj vetes dhe që gazetat shkruanin kot për mua ‘aktore’. Problem i tij ishte që pse unë cilësohesha aktore”, tregoi Ana.

Irgeni tha se në fillim nuk e dinte se ajo kishte mbaruar për aktrim.

“Unë kujtoja se nuk kishte mbaruar për aktrim. Shihja emrin nëpër portale ‘aktorja Ana Likaj’ dhe thoja u bënë të gjitha aktore. Pse i thonë vetes aktore. Por kjo ishte tamam, kishte mbaruar për aktore”, u shpreh ai.

Kujtojmë se në kastin e plotë të aktorëve janë: Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.