Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Maj 2021, 23:11

Flori Mumajesi revoltohet ndaj jurisë së 'Këngës Magjike'

Çmimin "Best New Artist" mbrëmjen e sotme në "Kënga Magjike" e mori grupi Urban Band që konkurruan me këngën "Edhe një natë". Mirëpo ky vendim i jurisë profesioniste të përbërë nga Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi, nuk është pritur aspak mirë nga Flori Mumajesi.

Artisti publikoi në Instastory një status ku shprehej i revoltuar për vendimin pasi sipas tij çmimin e meritonte Kras.

“Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juri! Për mua që refuzoj të jem në panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i New Artist”, shkruan Flori.

Flori ka shkruar tekstin e këngës së Kras dhe është punuar nga labeli i tij “Threedots”.