Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Maj 2021, 22:10

Finalja e ‘Këngës Magjike’: Ja kush e mori çmimin ‘Best New Artist’

Mbrëmjen e sotme është finalja e “Këngës Magjike”. Çmimi i parë që u dha ishte ai i “Best News Artist”.

Ky çmim i rëndësishëm iu dha Urban Band me këngën “Edhe një natë”. Ai arriti në dyshen e fundit së bashku me Kras dhe arriti të merrte fitoren.

Kujtojmë se juria e “Këngës Magjikel përbëhet nga Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi.