Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në “Soiree”. Ajo rrëfeu eksperiencën e saj në “Eurovision”, si dhe bëri një deklaratë të papritur.

Ajo foli për marrëdhënien me tre vajzat e grupit “Hurricane”, të cilat përfaqësuan Serbinë në “Eurovision”. Anxhela tha se mes tyre nuk ka pasur kontradita, madje ato e kanë komplimentuar nga afër e për më tepër i kanë kënduar këngën e saj në shqip.

“Këngëtaret e Serbisë, gjatë gjithë kohës më thoshnin që je e mrekulleshme, kënga jote është shumë e bukur. Nuk është se patëm kontradita me njëra-tjetrën. Madje e kanë kënduar edhe këngën time në shqip”, tha këngëtarja, duke shkaktuar jo pak habi.
Kjo pasi pak ditë para “Eurovisionit” Anxhela përshëndeti ndjekësit me simbolin tonë kombëtar gjatë qëndrimit në Hollandë dhe kjo u pa si provokim në mediat serbe. Ata shkruajtën artikull me titull “Skandal në Eurovision”.

