Anxhela Peristeri u shfaq në “Eurovision” e veshur me një body me gurë dhe në super formë. Ajo mori komplimente të shumta, mirëpo shumë fansa e krahasuan paraqitjen e saj me atë të Beyonces.

Mbrëmjen e sotme Anxhela ishte e ftuar në “Soiree”, ku iu përgjigj për herë të parë kritikave duke thënë "Pyll pa derra nuk ka". Ajo u shpreh se veshja ka qenë një ndër më të bukurat për të dhe se i bëhet qejfi ta krahasojnë me Beyoncen.
“Ishte dizenjuar enkas për këtë performancë dhe për mua është një ndër veshjet më të bukura që kam veshur dhe nuk e kam thënë vetëm unë. Tani kush e ka mendimin e kundërt, pyll pa derra nuk ka, kështu që nuk kemi çfarë t’ju bëjmë. Krahasojnë ua si Beyonce, si Jennifer Lopez. Beyonce është yll ndërkombëtar. Sigurisht që më bëhet qejfi të më krahasojnë me Beyonce në veshje, se sigurisht që në karakter dhe këngë nuk ngjajmë”, u shpreh këngëtarja.


