Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Maj 2021, 21:09

Një histori dashurie në ‘Eurovision’, Anxhela Peristeri zbulon këngëtarin që u fiksua pas saj

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në “Soiree”, për të folur rreth eksperiencës së saj në Eurovision. Anxhela përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Karma” dhe doli në vendin 21.

Gjatë intervistës me moderatoren Jonida Shehu, Anxhela falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur. Ajo tregoi se ka marrë komplimenta nga shumë njerëz, përfshirë dhe këngëtarin e Polonisë, Rafael.

Duket se atij i ka pëlqyer këngëtarja shqiptare, pasi Ardit Çuni shtoi se Rafal shkonte për ta takuar shpesh.

“Ishte një skenë shumë e bukur që Anxhela nuk e ka parë. Anxhela po grimohej në dhomën e grimit se ne kishim dressing room-in tonë me flamurin dhe një nga miqtë e mi në Eurovizon më thotë që dikush po pret tek dera juaj. Shoh që ishte Rafal. Rrinte mbrapa derës dhe i binte derës. Ka qëndruar aty 5 minuta”, tha ai.

Mes të tjerash, Anxhela zbuloi se në “Eurovision” ka nisur dhe një histori dashurie.

“Një histori dashurie ndodhi në Eurovizion me këngëtarin e Norvegjisë dhe me këngëtaren  eAzerbaijan. U diskutua, por nuk mori përmasat që merr në Shqipëri, që merren vetëm me atë”, u shpreh ajo.