Emisioni “Soiree” nisi krejtësisht ndryshe këtë të Shtunë, me prostesta kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave. Protestës iu bashkua dhe këngëtarja Kleoniki Delijorgji, e cila u përlot kur u pyet rreth kësaj teme.

Ajo bëri thirrje për vajzat e dhunuara duke thënë se duhet t’i denoncojnë rastet, pasi nuk është aspak turp.
Pjesë e bisedës mes Kleonikit dhe moderatores Jonida Shehu:
Kleoniki:E kam pak të vështirë të flas për këtë temë.
Jonida:Pse? I mendon viktimat? Janë të lodhura në një farë mënyre me ty?
Kleoniki e përlotur: Shumë. Dua t’ju bëj një thirrje vajzave që nuk është fare turp nëse ju ka ndodhur një gjë e tillë.
Kleoniki:Me të vërtetë keni nevojë për ndihmë dhe kërkojeni këtë ndihmë se është e drejta juaj dhe karma do t’i gjëjë të gjithë njerëzit që ju kanë bërë keq. Vetëm ta dini që nuk jeni vetëm në këtë gjë që keni kaluar. Janë shumë vajza të tjera që kanë kaluar të njëjtën gjë edhe në publik.
Jonida: Njerëz të njohur thua?
Kleoniki:Po. Thjesht nuk mund ta shprehin. Ta dini që nuk jeni vetëm dhe që ju dërgoj pafundësisht dashuri dhe dritë

