Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Maj 2021, 20:08

‘Ndihem e pabarabartë’, Arbenita revoltohet keq me spitalin ku lindi vajzën

Fero dhe Arbenita u bënë prindër për herë të parë me datë 24 Prill. Modelja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina.

Arbenita e ka lindur bebushen në një spital në Gjermani, ndaj të cilit ka shpërthyer në akuza këtë të shtunë. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo ka treguar se spitali ka një website ku publikon fotot dhe emrat e foshnjave që lindin aty, mirëpo vajzën e saj nuk e kanë publikuar.

Kjo e ka bërë modelen të ndihet e pabarabartë me nënat e tjera dhe e ka konsideruar si mungesë respekti.

“Spitali ku linda në Gjermani nuk e postoi kurrë vogëlushen time në faqen e tyre, ashtu siç kanë bërë gjithmonë me çdo fëmijë që ka lindur atje. Nuk them se po vdes që ata ta bëjnë këtë gjë për mua. Por më duket mosrespekt dhe e pasjellshme nga ana e tyre. Kjo më bën të ndihem e pabarabartë me nënat e tjera që kanë lindur atje. Dhe vogëlushja ime nuk vlen më pak se bebat e tjerë që kanë lindur atje. Ps vajza ime ka lindur në 24 prill”,