Këngëtarja Xhesika Polo është një ndër konkurrentet e “Këngës Magjike”, finalja e së cilës është mbrëmjen e sotme.

Ajo konkurron me këngën “S’më vret”, në bashkëpunim me Klint Çollakun. Pak orë para nisjes, Xhesika ka bërë një status prekës për të ëmën e ndjerë.

Ajo ka ndarë një foto pranë saj gjatë finales së “Kënga Magjike 2014” dhe ka shkruar se do donte që dhe sot të gëzonin bashkë.
“Ah sa më mungon ai përqafimi yt mam! Do të doja të gëzonim bashkë sot… bashkë me ty iku dhe gjysma e shpirtit tim. Gjërat pa ty nuk janë aq të bukura ama jeta kjo është… duhet jetuar”, ka shkruar Xhesika.

