Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Maj 2021, 17:05

E fundit/ 1 viktimë dhe vetëm 12 raste të reja me Koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3255 testime dhe janë konfirmuar 12 raste të reja me Koronavirus. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare nga Saranda, 89 vjeç. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë.