Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Maj 2021, 16:04

Armina flet për raportin me Sali Berishën dhe me fëmijët e Shkëlzenit

Armina Mevlani i jep shpeshherë mundësinë fansave të saj në Instagram t'i bëjnë pyetje dhe çdoherë përgjigjet me sinqeritet duke mos shmangur as pyetjet personale. 

E pyetur sot si i ke raportet me Sali Berishën dhe a takohen shpesh, Armina tregoi" “I kemi shumë të mira. Takohemi shumë shpesh dhe e vlersoj shumë për kulturën dhe dijen e tij”.

“A është e vështirë marrëdhënia me një partner i cili ka patur një martesë dhe fëmijë më parë?”, e pyet një tjetër. 

“Në jetë asgjë nuk është si në përralla, rëndësi ka që dashuria të jetë e fortë. Përsa kohë është ashtu këto nuk quhen me probleme, përkundrazi unë fëmijët e partnerit i dua shumë”, u përgjigj Armina.