Reperi i njohur me origjinë shqiptare e me famë të madhe në Gjermani, Azet është rikthyer në Prishtinë ditët e fundit. "Prive" raporton se Azet është bashkë me partneren e tij, Kaltrina Konxhelin.

Kaltrina nuk është pjesë e showbizit dhe nuk njihet nga publiku, por ajo është një vajzë shumë bukuroshe siç shihet nga fotot.

Azet prej më shumë se një viti është në lidhje me Kaltrinën dhe ka patur raste kur edhe janë fotografuar bashkë ndonëse nuk e kanë bërë lidhjen publike.



