Prej disa javësh në media e rrjete sociale është përfolur se bashkëshortja e Bleros, Afrona Dika është në pritje të ëmbël. Mirëpo duket se kjo nuk është e vërtetë.
“Prive” ka mësuar se Afrona nuk është shtatzënë dhe modelja ka treguar se ajo dhe Blero nuk e kanë në plan për momentin që të bëhen prindër.

Blero dhe Afrona vazhdojnë të jetojnë larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve profesionale dhe kjo gjë e bën akoma më të vështirë lidhjen e tyre. Kur Blero të shpërngulet për të jetuar në Zvicër pranë Afronës, çifti do të nis planet për zgjerimin e familjes.

