Në rrjet po qarkullon një video ku shihet se ish-kryeministri Fatos Nano hyn në ambjentet e një spitali në një karrige me rrota.
Burime për Faxweb bëjnë me dije se video është filmuar rreth dy javë më parë në ambientet e jashtme të një spitali privat në Tiranë. Nga pamjet shihet momenti kur ish-kryeministri zbret nga makina dhe futet me karrocë brenda ambienteve të spitalit.
Nuk dihet ende nga se vuan ish-lideri historik i PS-së, apo si është gjendja aktuale e tij.
