Nëna e Ledrit, Xheraldina Vula, në një rrëfim për “Prive”, ka treguar për herë të parë se si është njohur me Sarën dhe momentin kur kuptoi se ajo ishte e duhura për Ledrin.

“Sarën e kam takuar në Ulqin. Ne kishim shkuar atje për takim biznesi. Ledri nuk më tregoi praktikisht se do të vinte me Sarën. Në lokal hyri një vajzë dhe unë po mendoja ‘ua sa vajzë e bukur’, por nuk e dija që ishte Ledri mbrapa. Pastaj kur shoh Ledrin mbrapa më tha ‘Nënë kjo është Sara’. Ne kishim takim biznesi dhe kur e pruri aty mendova kjo është diçka më serioze", tha Xheraldina.
"Sara më pëlqen shumë se është e hapur dhe e ngrohtë me njerëzit, është e afërt. Ledri është pak i mbyllur, të thotë vetëm ‘mirëdita çfarë bën’ rri 10 minuta me ty dhe ngjitet në dhomën e tij. Ndërsa Sara rri aty. Ka qejf të bëj muhabet, ka qejf të hamë diçka bashkë, të shohim diçka bashkë. Ka një ngrohtësi, që ti do s’do të bën ta duash, pikërisht për shkak të ngrohtësisë. Ajo kur zgjohet në mëngjes më thërret ‘Pashule’ më lë vajzën në dorë dhe ikën. Ajo ka aq ngrohtësi dhe aq besim tek unë, që unë kujdesem për vajzën e saj. Për mua është një nuse yll”, ka treguar Xheraldina.

