Nga Shqipëria / E Premte 28 Maj 2021, 22:10

U shty ora policore, Rama: E dimë mirë se çfarë bëjmë, jemi në krye të Europës me pak infektime

Ditën e djeshme Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri të ditur se ora policore është shtyrë deri në 23:00. Ka pasur qytetarë kundër këtij vendimi, andaj dhe kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ai ka shkruar se Shqipëria është në krye të klasifikimit në Europë për numrin e ulët të infektimeve dhe viktimave nga Covid-19, pasi, siç shprehet Rama, qeveria e di mirë se çfarë bën.

“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!”, ka shkruar kryeministri.