Nga Shqipëria / E Premte 28 Maj 2021, 20:08

‘Nuk je askushi’, Antonela kapet keq me Shqipen, bërtet dhe i shkon te fytyra

Pak ditë më parë konkurrentët e “Përputhen” kanë bërë një festë të fundit, fotot dhe videot nga e cila u transmetuan në puntatën e sotme.

Gjatë festës Mevlani ka kënduar këngën “Ledjana” dhe Antonela i është afruar “duke i fshirë lotët”. Ajo ka kërcyer dhe kënduar shumë afër tij, e për këtë arsye Ledjana e ka bllokuar Mevlanin në çdo rrjet social.

Videoja e këtij momenti u transmetua sot në studio dhe pati reagime të shumta nga konkurrentët, mes të cilëve dhe Shqipja.

Shqipja: Prandaj Ledjana mbase e ka bllokuar Mevlanin. Ishte video tallëse. Për mua ishte video tallëse dhe mirë e ka bërë. Nëse doni ta mbuloni, vazhdoni. Nëse do ma kishin bërë mua, unë do isha ofenduar.

Mevlani: E kisha betim që kurrë nuk do reagoja me këtë lloj femre

Shqipja: Ti çfarë mashkulli je? Burrë je? I ke bërë gjërat e tua? Në momentin që ti thua kjo lloj femre duhet të masësh gojën mirë

Mevlani: Ti po flet për mua

Shqipja: Unë po shpreh një mendim dhe do e shpreh deri në fund. Ti ke bërë një video tallëse duke bërë gjasme po qan dhe duke qarë

(Antonela çohet në këmbë dhe shkon drejt saj) Kujdes, jam unë pjesë e videos. Nëse ke diçka me mua, drejtohu te unë. Nuk të lejoj të më thuash që është tallëse. Unë kam të drejtën të bëj çfarë të dua

Shqipja: Unë kam të drejtë të shpreh opinionin tim

Antonela: Është i gabuar, mbaje për vete

Shqipja: E ti mbaje atë pjesën e lotëve, nuk ke si e tall tjetrën

Antonela: Nuk je askushi të më gjykosh mua. Nuk është as bullizim as tallje. Për mua ishte bukur, u kënaqa o Zot edhe pranë Mevlanit u kënaqa