Nga Shqipëria / E Premte 28 Maj 2021, 18:06

Atdheu në jaht me femra të tjera, Sara reagon dhe nxjerr videon që i thotë të gjitha

Ditën e sotme u përfol se Atdheu dhe Sara i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shkak u bënë postimet e fundit nga konkurrenti i "Përputhen", i cili e ka festuar ditëlindjen me femra në klub e më pas festa ka vazhduar në jaht.

Pavarësisht se u tha që janë ndarë, dyshja mesa duket vazhdojnë të jenë bashkë e këtë Sara e ka treguar me një video nga koha kur ishin në "Përputhen".

"Ka qenë koha që s'ma varte", shkruan Sara krah videos ku shfaqet duke përqafuar Atdheun.

"Ndodh shpesh kur e do një person shumë dhe nuk di sesi të reagosh para atij personi", shkruan Atdheu.