Nga Shqipëria / E Premte 28 Maj 2021, 17:05

E fundit/ 1 viktimë dhe ja sa raste të reja me Covid-19 u shënuan në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2807 testime, nga të cilat janë konfirmuar 21 raste të reja me Koronavirus. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Berat, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Tirana, 77 vjeç.