Mbrëmjen e djeshme Ledjana bëri një postim në rrjete sociale, ku shkroi se nuk e kanë ftuar në “Përputhen” për të thënë të vërtetën e saj në lidhje me ndarjen nga Mevlani.

Ajo gjithashtu e thumboi keq ish-konkurrentin, duke thënë se është futur në emision vetëm për klikime këngësh.
“Nuk ngrihet asnjëherë imazhi yt duke ulur imazhin e tjetrit, aq më pak duke u viktimizuar. Kjo është drejtësia juaj, që flisni në emision për mua dhe unë që duhet të isha prezent për t’i sqaruar gjërat nuk më fton njeri.
E nëse unë paskam shkuar për famë dhe jam shtirur, pyes veten po të tjerët për çfarë? Për klikime këngësh? Me cilin shpirt e shkruajte këngën time se e vërteta është ndryshe…”, shkroi Ledjana.

Mevlani ka reaguar pas deklaratës së saj, duke bërë një status në Instastory. Ai i ka kërkuar falje publike, mirëpo ka theksuar se ajo nuk nguron në asnjë moment ta ulë para të gjithëve.
“Të kërkoj falje publikisht nëse të kam bërë të ndihesh ndonjëherë keq! Çdo gjë që mund të kem bërë për ty, t’i kam bërë hallal se t’i kam bërë me zemër e jo për t’u dukur. Se ti ma njeh zemrën më mirë se çdokush tjetër dhe se çfarë njeriu jam unë. Të falenderoj shumë për sinqeritetin tënd që nuk ke nguruar dhe nuk nguron të më ulësh në çdo moment, kur unë për ty kam bërë të kundërtën. Dhe e fundit, këngën ta kam bërë me gjithë zemër e jo për klikime se ti e di shumë mirë që unë s’kam marr 1€ te ajo kënga, se nuk më bëjnë të pasur 500€ klikime, se nuk e nisa për qëllime përfitimi, por ajo që unë arrita të fitoja ishte që bëra një femër të qante me lot gëzimi dhe kush ta shihte në rrugë atë vajzë, t’i këndonte këngën me emrin e saj”, ka shkruar Mevlani, i cili më pas është penduar dhe e ka fshirë statusin.

