Në fillim të këtij muaji në media u raportua se Oriola Marashi dhe Eros Grezda i kanë fund lidhjes. Miqtë e dyshes zbuluan se arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele.

Së fundmi, me anë të një postimi të bërë në Instastory, Oriola ka lënë të kuptohet se Erosi është rikthyer, mirëpo ajo nuk i ka dhënë një mundësi tjetër.

“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ISH në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budalla/qe", shkruhet në postimin e shpërndarë nga modelja, i cili është parë nga ndjekësit dhe të gjithë si një thumb për ish-partnerin.

