Ardit Gjebra prej 22 vitesh është producent i festivalit të madh "Kënga Magjike" dhe gjithashtu prezantues në çdo edicion, por vitin tjetër mund ta shohim me një rol të ri.
Në netët gjysmëfinale, teksa bashkëbisedonte me Marselën për një duet, Arditi tha se vitin e ardhshëm mund të jetë konkurrent.
Marsela: Sonte për mua realizohet një ëndërr, një ëndërr shumë e madhe që nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Prezantimi I ‘Këngës Magjike’. Mëgjithatë nëse nuk do të isha në këtë rol kaq të rëndësishëm do kisha ardhur sigurisht me një këngë. Konkurrente prap. Do ta kisha titulluar këngën “Një udhëtim Magjik”
Arditi: I bie ta këndonim duet.
Marsela: Duet bashkë
Arditi: Po
Marsela: Jo Ardit, ose konkurrent ose producent. Zgjidh njërën nga të dya.
Arditi: Sonte producent. Vitin e ardhshëm konkurrent me ty me këngën “Një duet magjik”.
