Ditën e sotme mjekë të spitalit të Fierit kanë dalë në protestë në mbështetje të katër kolegëve të tyre të cilët akuzohen për dhunë ndaj pacientit Ardit Klima. Sipas tyre vazhdimisht pacienti kishte qenë i dhunshëm duke i ofenduar ndërsa në lidhje me këtë rast pretendojnë se i janë drejtuar edhe policisë por nuk kanë marrë zgjidhje.
“Ai kishte katër ditë dhe unë rrija larg kur kalonte ai. Nuk kishte sjellje të mirë me mjekët. Mjeku ka halle problem. Nuk ka një të sëmurë por ka shumë. Por e shikoja atë që nuk ishte i saktë nga mendja. Nuk vinte njeri te ai. I hakërrohej edhe pastruesve. Hajdeni pastrojeni bëjeni këtë. Vetëm me mjekët sillej ashtu dhe njerëzit e dinin si ishte dhe largoheshin”, shprehet një nga mjekët e spitalit të Fierit.
Burimi:abcnews
