Pak ditë më parë në emisionin “Stop” u transmetua rasti i dhunës barbare nga mjekët e spitalit të Fierit ndaj qytetarit Ardit Klima. Ky i fundit ishte arrestuar për dhunë ndaj bluzave të bardha, por audio-përgjimi i publikuar zbuloi një të vërtetë ndryshe. (Lexo këtu)
Së fundmi, Ardit Klima ka dhënë një deklaratë për "Stop" në Tv Klan. Ai pretendon se mjekët nuk i kanë dhënë të atit mjekimin e duhur dhe ka kërkuar nga ata të kryejnë detyrën. Sipas tij, sherrin e ka nisur mjeku Ndriçim Kallashi.
"Ajo çfarë është transmetuar është shumë e vërtetë, shumë reale. Është qershia mbi tortë, pika mbi i që ndodhi ajo përplasje pas një muaji e një javë lufte vetëm me babanë kundër të gjithëve. Unë nuk e kam prekur fare. Vetëm me gisht i kam thënë “Të lutem shko te dhoma e babait, bëj detyrën”. Më thotë “Dil jashtë ti se në prezencën tënde nuk e bëj detyrën”. Dakord dal unë thashë vetëm të shikoj që po shkon te dhoma babait sepse ishte në korridor ky muhabet. Dhuna fizike ndodhi sepse Enveri në këtë kohë që i them unë shko te babai ishte duke folur me një doktor tjetër. Ai doktor është i hemodinamikës. Enver Halili nuk po i kërkonte ndihmë mjekësore, profesionale se çfarë thoshte, por po i kërkonte ndihmë mafiozllëku. Pozicioni ishte Enveri këtu dhe doktori këtu që ndërhyra unë në mes dhe i thashë të lutem ndërhy se me këtë (mjekun tjetër) nuk kisha punë fare unë. As nuk e njihja. E kisha parë si fytyrë se nuk ka lidhje me babain tim. Sherrin e nisi Ndriçim Kallashi që me forcë më shtyu në dhomë. Enveri merr zemër. Më shtyjnë të dy brenda. Në këtë moment të dy brenda këta s’kishte më se kishte sharje dhe fyerje nga më të rëndat. U ndodha i papërgatitur. Në moment hynë edhe dy infermierët që i njoh si fytyra se emrat nuk ua di sepse janë të Kardiologjisë, nuk kanë lidhje me cerebralen e babait. U bënë katër. Unë marr karrigen edhe për të tentuar që ta mbaja para që shkelmat mos t’i haja unë por karrigia. Më neutralizuan për të më shqyer jo për të më rrahur", ka deklaruar Klima.

